• |
ide | kryesore

Elsa Lila reagon pas fitores së “Festivalit të Këngës”

-Instant, Paparazzi, Slider



Elsa Lila u shpall ditën e djeshme fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Ajo u rikthye në festival pas 25 vitesh me këngën “Evita”.

“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenë.

Por përpos mbështetjes, Elsa u përball dhe me reagimin e kompozitorit,Valentin Veizi  për këngën ‘Pyes Lotin’. Përmes llogarisë së tij në rrjetin social, Facebook, Veizi ka shkruar se dueti i saj dhe i Capital T është një version i shëmtuar. Ai ka kërkuar nga RTSH ta heqin këngën nga çdo platformë pasi është rikënduar pa lejen e tij si autor./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/23/elsa-fiton-festivalin-e-kenges-albina-con-shqiperine-ne-eurovision/



1 Comment

  1. Socialiste e akuzuar si financierja e droges ne Itali por e leshuar mbas disa muajve si bashkepunetor e eprokurorise italiane tani fiton edhe festivalin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *