• |
ide | kryesore

Policia dhe IKMT aksion pranë shkollës ‘Petro Nini’, pritet të shembet një pallat

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia dhe IKMT kanë zbarkuar këtë të premte të 23 dhjetorit në rrugën ‘Margarita Tutulani’, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, për të shembur një pallat. Mësohet se në vendimin e gjykatës është argumentuar se ky pallat është dëmtuar gjatë tërmetit të 2019-ës.

Banorët e pallatit kanë refuzuar pasi ata thonë se ka një tjetër vendim gjykate që tregon se godina e tyre nuk është e dëmtuar siç pretendon qeveria. Ata kanë deklaruar se nuk kanë të strehohen, në prag të festave të fundvitit dhe kanë refuzuar të lënë shtëpitë. Mësohet se ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe disa banorëve.

Policia aktualisht ka rrethuar zonën dhe pretendon se kanë në dorë një vendim gjykate për të liruar pallatin pasi ai do të shembet.



3 Comments

  1. Policia zbaton nje vendim gjykate ?????

    Policia zbaton kerkesen e nje Permbaruesi per permbushje te Urdherimit te nje vendimi Gjykate !! KJO ME LIGJ !!

    Te publikojne emrin e permbaruesit qe e ka kerkuar pezencen e forcave te policise…. duke qene se ka dhe nje vendim tjeter gjykate …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *