• |
ide | kryesore

Justin Bieber nxjerr në shitje katalogun e tij muzikor

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber po përgatitet të mbyllë një marrëveshje gati 200 milionë dollarë për të shitur të drejtat për të gjithë katalogun e tij muzikor.

Sipas një raporti të ri nga The Wall Street Journal, Bieber ka arritur një marrëveshje me Hipgnosis Songs Capital. Nëse marrëveshja përfundon, ajo do të jetë blerja më e madhe e të drejtave muzikore në historinë e kompanisë.

Marrëveshja  mund të mbulojë të gjithë katalogun muzikor të Bieber. Ai përfshin; gjashtë albume gjatë një dekade, si dhe një mori këngësh që ka bërë gjatë viteve. Hipgnosis është e njëjta kompani që thuhet se bleu të drejtat për katalogun e Justin Timberlake në fillim të këtij viti në shumën prej 100 milionë dollarësh.

Ndërsa Bieber duket se është i gatshëm të shesë të drejtat për muzikën e tij, ai nuk është në rregull me shitjen e ndonjë artikulli të paautorizuar. Artisti kritikoi H&M për shitjen e supozuar të një koleksioni mallrash. Ndërkohë që kompania e ka hequr produktin nga faqja e tyre e internetit, fansat e Justin publikuan fotot e artikujve të listuar më parë. Ato ishin; disa xhupa që shkruanin “World Tour” dhe një kuti telefoni që përmban tekste nga kënga, “Ghost”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/07/justin-bieber-shtyn-serish-turneun-e-tij-world-justice/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *