• |
ide | kryesore

Lidhet kontrata për Teatrin Kombëtar, faza e parë do të kushtojë rreth 19 milionë euro

-Instant, Lajme, Të fundit



Teksa punimet në terren për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kanë filluar, një ditë më parë në sistemin e Agjencisë ë Prokurimit Publik u njoftua edhe lidhja e kontratës për ndërtimin-faza e parë.

Po kështu në të njëjtën ditë u publikua edhe lidhja e kontratës për mbikëqyrjen e ndërtimit të Teatrit.

Konkretisht sipas formularit të nënshkrimit të kontratës të publikuar në faqen e APP nga ana e Bashkisë së Tiranës, kompania AGI-Kons që është edhe fituese e garës do të përfitojë rreth 19 milionë euro. Shuma përfshin totalin e kontratës ku fondi limit ka prej mbi 1.8 miliardë lekë ka të shtuar edhe tatimin mbi vlerën e shtuar duke arritur në 2.2 miliardë lekë.

Nga ana tjetër kontrata me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1” u fitua nga kompania INFRATECH dhe njoftimi i lidhjes së kontratës të enjten e kësaj jave bënte me dije se vlera totale më gjithë TVSH është 20 milionë lekë apo mbi 173 mijë euro.

Të mërkurën e kësaj jave u njoftua edhe nisja zyrtare e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar një nga projektet që ka pasur edhe më shumë debat dhe përplasje ndër vite.

Në terren fillimi i punimeve u shoqërua me prezencë të policisë duke tentuar që të shmangeshin përplasjet e mundshme që më herët gjatë fazave të diskutimit të projektit dhe shembjes faktike të teatrit të vjetër nuk kanë munguar.

Teatri Kombëtar u shemb në maj të vitit 2020 pas përplasjeve dhe kundërshtimeve të shumta të shoqërisë civile. Këshilli Kombëtar i Territorit i miratoi lejen teatrit në verën e vitit të kaluar, teksa kosto totale e tij llogaritet në 30 milionë euro.

Projekti i parë që doli në publik parashikonte ndërtimin e disa kullave bashkë me Teatrin ndërkohë që më pas qeveria u tërhoq duke thënë se ky Teatër do të ndërtohej me para publike dhe nuk do të kishte ndërtesa shumëkatëshe bashkë me të.

Projekti i Teatrit të Ri

Projekti konsiston në ndërtimin e teatrit të ri në Tiranë me rreth 8.000 m2 mbi tokë dhe 5.000 m2 nëntokë në 3 nivele.

“Duke qenë një prizëm i thjeshtë, i ngjeshur në qendër të tij, objekti krijon njëkohësisht sheshe publike me pamje nga lindja dhe perëndimi, si dhe një hapësirë të hijezuar, e mbrojtur nga dielli,nga e cila vizitorët hyjnë në ndërtesë.

Pjerrësia e çatisë krijon një tjetër lloj hapësire së cilës i jepet një sfond dramatik nga vetë qyteti. Jo vetëm “zarfi” i ndërtesës është i përcaktuar për performanca, por edhe auditori dhe black box të cilat janë hapësira “tadicionale” kthehen në pjesëmarrëse aktive nëpërmjet marrëdhënies që kanë me fasadën dhe mënyrë sessi ndërveprojnë me kontekstin urban” thuhet në projektin arkitektonik të Teatrit të ri./ Monitor



6 Comments

    1. Tirana duhet ti veje flaken bashkise sepse vuajme cdo dite
      vjedhjen, te shkon jeta ne trafik dhe pastaj duke gjet parkim, ne mes te pisllikut, ne shpi pa uje , qytet pa pa lulishte , por me shkolla me 3 turne, pa sherbime fare, ku autobuzi merret vetem nga ata qe i ze halli

      Ndotje ajri, uji, vizive, . Eshte bere nje qytet ne kufijte e te pajetueshmes. Por lali eri me patronazhistet e ka marre peng.

      Popull kar

  1. Nje perle qe i shtohet portofolit ndertimor te qytetit.

    Dhe c’te thuash per kete Qeveri e Bashki qe degjoi shqetesimin e qytetareve per kullat dhe u terhoq nga ai plan duke mbuluar investimin kokerr per kokerr nga buxheti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *