• |
ide | kryesore

Operacion sekret në burgun e Kretës/ Në filtër 6 qelitë e shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Burgun



Mediat greke kanë zbuluar mbajtjen e një operacioni policor në burgje. Protothema shkruan se ai është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes në qelitë e të burgosurve shqiptarë, në burgun e Chania në Kretë. Në operacion kanë marrë pjesë efektivë të policisë si dhe të sigurisë së burgjeve.

Sipas të njëjtave burime, në fokus ishin 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë. Mes tyre ka qenë edhe qelia e Klodian Lekocaj që e cilësojnë si kapo i mafias shqiptare në Greqi.

Operacioni kryesohej nga oficerë me përvojë të Prokurorisë në bashkëpunim me Departamentin e Vrasjeve. Pjesë e grupeve ishin edhe qen zbulues droge. Operacioni u zhvillua në fshehtësi të plotë. Madje nuk ishin njoftuar as autoritetet e burgut. 

“Gjithçka është bërë në mënyrë konfidenciale”, – thekson një oficer i policisë greke për Protothema. “Policia nuk ka sindroma fobike dhe ndërhyn në kohën dhe vendin që e gjykon të dobishme dhe të nevojshme. Në burgjet e Chanias në Kretë kishte vite që nuk kishte ndodhur një ndërhyrje e tillë e policisë” – tha ai.

Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara nëper qeli pritet të ketë një konfirmim nga policia.

Lekocaj është një emër i njohur për disa ngjarje kriminale në shtetin grek, në lidhje me krimet kundër personit dhe në atë të trafikut të drogës. Klodian Lekocaj, së bashku me një shqiptar tjetër, Oldi Dulçe vuajnë dënimin prej disa vitesh në burgun e Koridhalos për disa vepra penale. Klodian Lekocaj së bashku me shqiptarin tjetër u akuzuan si dy porositësit për vrasjen e avokatit grek, ndërsa Mikel Brahimaj ishte në rolin e ekzekutorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *