• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Kë gjuhë të huaj dinë më mirë shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
huaj



53.4% e shqiptarëve nuk dinë një gjuhë të huaj evropiane, ndërkohë që 45.5% njohin një gjuhë të huaj. Barometri në Euronews Albania i ka pyetur shqiptarët edhe cilat janë gjuhët që njohin më mirë.

Mes dy gjuhëve që njihen më mirë nga shqiptarët, anglishtja është gjuha që shqiptarët dinë më mirë me 57.6% pasuar nga italishtja me 17.2%. Shumë më pak njihen gjuhët e tjera si gjermanishtja me 3.2%, frëngjishtja 0.9% dhe spanjishtja me 0.2%. Një përqindje të lartë e zënë edhe gjuhët e tjera me 20.9%.

Ajo qe bie në sy është fakti që anglishtja njihet me shumë nga të rinjtë dhe Italishtja më shumë nga mosha e mesme dhe ajo e tretë.

Grupmosha nga 18-24 vjeç janë njohës të gjuhës angleze me 86.2%, ndërsa grafiku vijon në zbritje në grupmoshën 25-34 vjeç me 70.3%. Po ashtu, edhe për grupmoshën 35-44 vjeç ka një zbritje 44.7%, 45-54 vjeç me 34.3%, 55-64 vjeç me 18.7% dhe grup mosha 65-75 vjeç me 17.3%.

Ndryshe nga anglishtja, grafiku i gjuhës italiane vjen në rritje nga grupmosha 18-24 vjeç me 3.5%, 25-34 vjeç me 16.9%, 35-44 vjeç me 20.9%, 45-54 vjeç me 25.3%, 55-64 vjeç me 30.2% dhe grupmosha 65-75 vjeç me 30.2%.



3 Comments

  1. Gjuha e shqiptareve gjysem per gjysem me osmanishten, aftesia per te mesuar gjuhe te huaja mbijetese per ta, sepse nuk ndertojne dot mirqenie shoqerore ne vlera ekonomike dhe morale ,dhe boshatisin vendin duke u kacavjerur ne vlerat e shoqerise europiane e me gjere sepse si shoqeri dhe qeverisje eshte historikish e falimentuar,..i ka mbetur imoraliteti krimi dhuna vjedhja si te vetmet vlera qe posedojne nga ADN ja e tyre kombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *