• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Paris, dy viktima dhe katër të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Një person ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë. Të shtënat ndodhën pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est. Mësohet se një i dyshuar i moshës 69-vjeçare u arrestua shpejt nga policia në lidhje me sulmin.

Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Rue d’Enghien, në lagjen e 10-të në Strasburg-Saint Denis.

“Është panik total, ne jemi mbyllur brenda,” tha një dyqanxhi për agjencinë e lajmeve AFP.

Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri armësh. Dy prej të plagosurve nga të shtënat thuhet se janë në gjendje kritike. Ndërsa policia ndaloi të dyshuarin, ata gjetën armën e përdorur në sulm, thanë raportet. Prokurorët thanë se kishin hapur një hetim për vrasje. Nuk ka ende të dhëna për motivin. Rruga afër stacionit të metrosë Château d’Eau ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *