• |
ide | kryesore

Vajza e mitur dyshohet se ka vrarë 16-vjeçarin, viktima gjendet në lumin Shkumbin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 16-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Tetovë, në rrjedhën e lumit Shkumbin. 16-vjeçari dyshohet se është sulmuar nga një bashkëmoshatare e tij me sende të forta në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë. Fillimisht, rreth këtij rasti u raportua se dyshohet për vetëvrasje,  por policia tha se dyshimet tani janë për vrasje.

“Për momentin mund të them se bëhet fjalë për person të mitur të gjinisë femërore, nën 18 vjeç. Çështja është në procedurë hetimore. Si e tillë për shkak të zbardhjes sa më korrekte të rastit është mirë që në këtë fazë t’i lëmë organet të bëjnë detyrën. Personi që unë e kam marrë ta përfaqësoj, do të jetë nën mbikëqyrje të stafit profesional mjekësor, për t’u vërtetuar gjendja e saj psiko-fizike. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u vërtetuar gjendja faktike në lidhje me rastin shumë tragjik”, deklaroi avokati Bajrami.

Policia ndërkohë po vazhdon hetimet, për të zbuluar shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *