• |
ide | kryesore

WSJ: Zelensky po bën gati formulën e paqes me 10 pika

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
formulën



Administrata e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky po bën gati “formulën e paqes”. Sipas “Wall Street Journal” ajo përbën një draft prej 10 pikash. Plani u përmend fillimisht në samitin e G20 në Bali. Të njëjtat burime thonë se Zelensky mund ta paraqesë atë në fund të shkurtit. Në atë kohë mbushet 1 vit nga fillimi i “operacionit special” ushtarak të Rusisë.

WSJ citon diplomatë ukrainas dhe europianë. Sipas mediave, Ukraina po kërkon fillimisht rezultate në fushën e betejës. Kjo për të forcuar pozicionin e saj negociues përpara bisedimeve. Çështja e paqes dhe mënyra se si e sheh Ukraina arritjen e kësaj ishte në krye të agjendës së takimit mes Zelensky dhe Biden të mërkurën në Uashington.

Megjithatë, sipas Washington Post, që citon një zyrtar të lartë anonim amerikan, diskutimi ishte kryesisht “akademik”. Kjo pasi SHBA dhe Ukraina besojnë se Rusia nuk është e interesuar për ndonjë negociatë të tillë në këtë pikë. Gjatë fjalës së tij para G20 në Bali, Presidenti Zelensky paraqiti një plan paqeje me 10 pika. Ai kërkonte, ndër të tjera, tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe një shkëmbim të të burgosurve “të gjithë, për të gjithë”.

Kremlini, nga ana tjetër, këmbëngul se Kievi duhet të njohë “realitetin në terren” si një parakusht për çdo negociatë paqeje. Në sytë e Moskës, ky realitet përfshin statusin e ri të rajoneve Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporozhye si pjesë të Rusisë.

Zyrtarë perëndimorë të cituar nga Wall Street Journal kishin sugjeruar se Putin po përgatitet të nisë një ofensivë të re në muajt e ardhshëm. Sipas tyre Putin nuk është i interesuar për ndonjë bisedë paqeje përpara se të shohë se si do të shkojnë këto përpjekje. Duke folur për gazetarët të enjten, kreu i shtetit rus tha se “qëllimi i Moskës nuk është të rrisë këtë konflikt ushtarak, por përkundrazi, t’i japë fund kësaj lufte. Kjo është ajo për të cilën ne po përpiqemi dhe do të përpiqemi.” “Në një mënyrë apo tjetër, të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me disa negociata në rrugën diplomatike”, argumentoi Putin. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *