• |
ide | kryesore

Me doza kokaine në makinë, arrestohet i riu në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi u gjet me doza kokaine me vete.

Sipas policisë janë sekuestruar dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.

“Është arrestuar shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *