• |
ide | kryesore

Përqafuar në shtatin e spitalit, Kely e bija e Pelè nuk e lë vetëm asnjë cast: “Jemi ende këtu, në luftë e në besim”

-Instant, Sport
Kely



“Ne jemi akoma këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”. Është ky mesazhi që Kely Cristina Nascimento, një nga vajzat e Pele, publikoi mbrëmë në Instagram. Më saktë, mbishkrimi i një fotoje që e tregon atë duke përqafuar të atin në shtratin e tij të spitalit, në Sao Paulo. Të mërkurën, spitali Albert Einstein, ku po trajtohet legjenda braziliane, njoftoi se kanceri i zorrës së trashë po “përparonte” dhe se Pele kishte nevojë për “ndihmë më të madhe për të trajtuar insuficencën renale dhe kardiake”.

Lexo më tej: Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video bën xhiron e botës

Në të njëjtën ditë Kely Nascimento dhe Flavia Arantes, vajza tjetër, bënë njoftimin përmes rrjeteve sociale. Vajzat lajmëronin se babai i tyre do të kalonte Krishtlindjen në spital. Pele është shtruar në spital që nga 29 nëntori. Zyrtarisht për një rivlerësim të trajtimit të tij të kimioterapisë, për shkak të kancerit të zorrës së trashë. Sëmundja në fakt u zbulua në shtator 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *