• |
ide | kryesore

U kapën me drogë, armë dhe municion luftarak në makinë, dy të arrestuar në Lezhë (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona të identifikuar si Besmir Rama dhe Xhovani Ivanaj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi u kapën me drogë, armë dhe municion luftarak.

Në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip “Golf”, me drejtues Xhovani Ivanaj ndërsa pasagjerë ishin Besmir Rama dhe një tjetër.

Rama ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në hetim, pasagjeri tjetër 20 vjeçar, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar.

Gjithashtu, automjeti me të cilin udhëtonin të 3 shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *