• |
ide | kryesore

Vdekja e 32-vjeçarit, babi: Vuante vetëm nga dhëmballa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri vetëm 32 vjeç humbi jetën për shkaqe ende të paqarta të premten në fshatin Kagjinasi të Kolonjës. Gentian Ihsaj kishte 3 ditë me dhimbje dhëmballe. Paraditen e së premtes ai shkoi tek një dentist në Ersekë dhe mori mjekim.

Ai u kthye në shtëpi, por disa orë me vonë e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Familja tentoi ta çonte të riun në spital, por qe tepër vonë. 32-vjeçari ndërroi jetë.

Familjarët e Gentian Ihsajt kanë treguar se i riu kishte dhimbje koke dhe djersinte shumë pasi piu ilaçet e rekomanduara nga stomatologu për dhimbjen e dhëmballës. Babai i 32-vjeçarit tregoi se pasi u kthyer në banesë i biri i ka thënë se kishte dhimbje koke dhe se fyti i ishte ënjtur shumë.

Mes lotësh, Dashmir Ihsaj tregoi se djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër përveç shqetësimeve që kishte me dhëmballën.

Dashmir Ihsaj: Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Tha “më dhemb koka” dhe nga fyti ishte ënjtur, kishte dhe shumë djersë, pamasë.

Keni ndonjë pretendim për mjekimin?

Dashmir Ihsaj: Ç’të them unë, djali vajti ku thanë ata. Nuk di gjë, presim kur të nxjerrin ata rezultatet (autopsia).

Mendoni se ngjarja ka ardhur nga përdorimi i ilaçeve?

Dashmir Ihsaj: Po tani, nuk them dot. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *