• |
ide | kryesore

Vodhën një servis, dy “skiftera” të arrestuar në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh.

Sipas policisë, janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, vjedhjet në 3 banesa të ndryshme, të kryera po nga këta bashkëpunëtorë, gjatë 2 muajve të fundit.

U arrestuan E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 3 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *