• |
ide | kryesore

Gazetari: Vis Martinaj konflikt për pronat, preket edhe politika

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
eksperti



Zhdukja e biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, ka sjellë shumë hipoteza në lidhje me fatin e tij.

Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se kundërshtari më i madh i Martinaj, është ish-pjesëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle, të cilën e zbuloi edhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Po ashtu Ferhati tha Martinaj ka pasur gjithashtu konflikte me një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës.

Gjithashtu gazetari theksoi se Martinaj kohët e fundit ishte fuqizuar sa i takon çështjes së pronave dhe mund të ketë sjellë konflikt edhe me nivele të larta të politikës.

“Një nga kundërshtarët e Ervis Martinajt u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit, për të cilin SPAK-u ngriti dhe akuzën, pasi SPAK-u kishte bërë edhe disa verifikime në fakt, duke parë udhëtimin e emisarëve të Ervis Martinajt, që kishin udhëtuar drejt Kosovës, për të takuar pikërisht Nuredin Dumanin për t’i ofruar sasinë e konsideruar prej 500 mijë eurosh.

Në dijeninë time ka pasur një konflikt të hapur edhe me një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës. Ka pasur probleme të tjera edhe me biznesmenë të nivele të ndryshme. Është lakuar në fakt, jo zyrtarisht që konfliktet e tij të hapura kanë prekur edhe nivele shumë të larta të politikës, sa i takon edhe çështjes së pronave”, theksoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *