• |
ide | kryesore

Gjatë kësaj jave 135 persona të arrestuar dhe qindra leje drejtimi të bllokuara

-Instant, Lajme, Të fundit
te arrestuar



135 persona janë arrestuar, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale të kryera gjatë kësaj jave. Për shkak të shkeljes së rregullave rrugore janë pezulluar 581 leje drejtimi.

Sipas policisë gjatë kësaj jave:

-Finalizuar megaoperacionit ndërkombëtar “Shield”, të koordinuar nga Europol, me fokus goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin. Gjatë periudhës prill-tetor 2022, Policia e Shtetit finalizoi 6 faza, ku u vunë në pranga 14 shtetas dhe u sekuestruan medikamente me vlerë mbi 100 000 euro;

-Mijëra fishekzjarre dhe kapsolla u sekuestruan.

-Në fushën e narkotikëve, në të gjithë vendin janë goditur 42 raste, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e rreth 85 kg lëndë narkotike kanabis dhe të dhjetërave dozave drogash të forta;

-Finalizimi i operacionit “Hamil”, në Fier, solli vënien në pranga të pronarit dhe pasagjerit të një automjeti “Audi Q7”, me të cilin transportoheshin 3 thasë me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 85 kg;

-Në Durrës dhe në Lezhë u goditën raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë në doza, ku u vunë në pranga 3 persona;

-Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 25 raste, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 5 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të forta;

-Si rezultat i operacioneve “Flagranca” dhe “Muzgu”, në Krujë dhe në Lezhë, u vunë në pranga 2 shtetas të cilët mbanin pa leje, 2 armë zjarri pistoleta;

-Në kuadër të operacionit “Lusen”, të zhvilluar në Kukës, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje dhe u sekuestrua një armë zjarri që mbahej pa leje, në banesën e kësaj familjeje;

-Në Lezhë, si rezultat i operacionit “Fundviti” u identifikuan dhe u vunë në pranga, 2 autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë, për shkak të detyrës, të një punonjësi të OSHEE;

-Në të gjithë vendin janë kapur 31 raste në fushën e krimeve ekonomike, 24 vjedhje dhe 6 të organizimin të kundërligjshëm të lojërave të fatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *