• |
ide | kryesore

Krishtlindje “me fat”/ Arratisen 7 persona nga një burg i Milanos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
7



7 të burgosur janë zhdukur pa lënë gjurmë nga një vend i vuajtjes së dënimit në Milano. Ata janë shdukur pasditen e Krshtlindjes nga burgu penal për të mitur “Cesare Beccaria”. Lajmin e bëri të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së burgjeve.

“Të arratisurit përfituan nga punimet që po kryhen aty. Kishte disa kohë që ishte hapur një vrimë në murin rrethues. Të dënuarit kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe kanë kapërcyer hekurat. Ndaj tyre ka nisur një operacion kërkimi nga policia. Deri tani pa sukses” – tha De Fazio.

Për shkak të mbipopullimit të burgjeve të të miturve, mosha e të dënuarve atje ishte deri në 25 vjeç. Nuk jepen identitetet e 7 personave të arratisur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *