• |
ide | kryesore

Një ministër francez sulmon festimet argjentinase: “FIFA çfarë bën? Duhet respekt për atë që humbi!”

-Instant, Sport
ministër



Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ka lënë dy vende në një situatë që nuk mund të ishte më ndryshe. Tifozët e Albiceleste prej ditësh festojnë pa pushim, mes skenave të ngazëllimit dhe madje disa çmendurie. Ndërsa francezët janë të zënë duke u ankuar se si shkoi ndeshja dhe duke firmosur peticione që ajo të luhet sërish. E vazhdojnë edhe polemikat, sepse argjentinasit po e ngacmojnë paksa shumë krenarinë e Gjelave. Mjeshtri i ceremonisë së ngacmimit është portieri Martinez, i shfaqur në festë, në autobus, duke mbajtur në krah një kukull me fytyrën e Kylian Mbappè. Por në përgjithësi sulmet ndaj francezëve janë të shumta dhe tani ka ndërhyrë edhe Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë dhe Financave

Kështu, dikush në Francë u lodh nga kjo situatë. Nuk po flasim për ndonjë tifoz, por një ministër të Republikës Franceze. Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë dhe Financave, foli në mikrofonat e Radio Sur dhe shpjegoi se çdo gjë duhet të ketë një kufi. E se dikush duhet të marrë një pozicion të qartë. Kush? Natyrisht FIFA, që duhet të qortojë e ndëshkojë rëndë Martinez për mungesën e respektit të treguar ndaj kundërshtarëve të tij pas fitores së tij në Kupën e Botës. “Çfarë po bën FIFA? Sporti ka të bëjë gjithashtu me lojën e ndershme, duke treguar respekt për të tjerët. E duke treguar respekt për ata që kanë humbur”. Një koncept që në festimet argjentinase duket qartë se mungon.

DHËMB PËR DHËMB

Por në fund të fundit, dihet, festimet janë të tilla. E kushdo që është në anën e humbësit mund ta marrë vetëm filozofikisht. Skenat e arkivolit të djegur me fytyrën e Mbappè, ose një minutë e kërkuar heshtje në dhomat e zhveshjes për numrin 10 francez mund të mos jenë kulmi i lojës së ndershme, por janë shumë më pak shqetësuese se shumë gjëra të tjera që ndodhin në fushat e futbollit. Kështu, ose i përgjigjesh njëlloj (siç bëri Rami, duke e quajtur Dibu Martinez bir ku*ve në rrjetet sociale) ose ul kokën. Për më tepër, nëse FIFA do të ndërhynte vërtetë… do të duhej të skualifikonte të gjithë skuadrën e Argjentinës!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *