• |
ide | kryesore

Pa ujë dhe pa drita, Krishtlindje të “errëta” për Ukrainën, sirena alarmi zgjojnë Kievin

-Instant, Lajme, Të fundit



Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan këtë mëngjes në Kiev dhe në të gjithë rajonet e Ukrainës, raportojnë zyrtarët vendas.

Alarmi mund të jetë dhënë pasi avionët luftarakë rusë u ngritën nga Bjellorusia. Sakaq Reuters shkruan se informacionet nuk janë konfirmuar nga burime të paanshme.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të vazhdojë të tregojë rezistencë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston sot Krishtlindjet.

Në fjalimin e tij me rastin e Krishtlindjeve Zelensky tha: “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.”

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *