• |
ide | kryesore

Pelé, orë delikate: familja i qendron pranë shtratit

-Instant, Sport
Pelé



Këto janë orë delikate për Pelé, i cili prej ditësh ndodhet i shtruar në spital për shkak të përkeqësimit të sëmundjes. Familjarët e futbollistit brazilian u mblodhën në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo. Pikërisht aty ikona 82-vjeçare e futbollit botëror po qëndron që nga fundi i nëntorit. Sipas asaj që bënë të ditur mjekët në fillim të kësaj jave, kanceri ka avancuar. Tre herë fituesi i Kupës së Botës po i nënshtrohet “trajimeve të rëndësishme” që lidhen me “mosfunksionimin e veshkave dhe zemrës”. Asnjë buletin tjetër mjekësor nuk është lëshuar që atëherë. Madje nuk janë përmendur detaje në lidhje me infeksionin e fundit respirator të Pele, që u përkeqësua nga Covid-19.

E përditshmja Folha de S.Paulo raportoi fundjavën e kaluar se kimioterapia që i ishte nënshtruar futbollistit nuk kishte funksionuar. Ata sqaruan se mjekët kishin vendosur t’a kalonin në kujdes paliativ, por familja e tij e mohoi.

Vetëm pak orë më parë vajza e tij Kely Cristina Nascimento kishte postuar një foto me të atin teksa flinte me të në spital: “Jemi akoma këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë tjetër bashkë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *