• |
ide | kryesore

Përplasi me makinë 3-vjeçaren në Sarandë, arrestohet shoferi

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka rënë në prangat e policisë, 22-vjeçari nga Ksamili, i cili përplasi ditën e djeshme me makinë një fëmijë 3-vjeçaar.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi M.M, banues në Ksamil.
Ndërkohë mësohet se 3-vjeçarja ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, për shkak të lëndimeve të rënda trupore që ka pësuar nga përplasja.

Njoftimi i Policisë

DVP Vlorë

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *