• |
ide | kryesore

Punonte në ndërtim, humb jetën i moshuari shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Tragjedia ka ndodhur në provincën e Veronës, ku Kujtim Aliraj, 66 vjeç ishte duke punuar në katin e dytë të një banese që po rinovohej dhe ka rënë nga çatia duke humbur jetën.

Sipas asaj që shkruante mediat italiane, ai po punonte në një kantier të një firme private e cila po rikonstruktonte një banesë të tjetër në zonën e Malcesine.

Rënia nga një lartësi më shumë se tre metra i ka marrë jetën me menjëherë 66-vjeçarit shqiptar, duke e bërë të kotë ndërhyrjen e shërbimeve të urgjencës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 të mesditës së djeshme, 24 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *