• |
ide | kryesore

Ronaldo Nazario da Lima e ka zgjedhur tashmë pasuesin e tij: “Më kujton mua në ditët më të mira”

-Instant, Sport
Nazario



Shumë janë krahasuar me të, po askush nuk ka mundur kurrë t’i afrohet më pas. E megjithatë Ronaldo Nazario da Lima asnjëherë nuk ka folur për ndonjë pasues të tij. Fenomeni ka vlerësuar gjithnjë potencialin e lojtarëve me të cilët është përafruar, por pa e shprehur kurrë se ata ngjanin vërtetë me të në lojë. Kjo deri sot, sepse Ronaldo ka evidentuar lojtarin që i ngjan e nuk është brazilian. Ai është Kylian Mbappe.

Në këtë pikë, Ronaldo Nazario da Lima i është bashkuar listës së gjatë të admiruesve të famshëm të Kylian Mbappe. “Teknikisht ai është fantastik, ai është pothuajse i pandalshëm dhe ai mund të ishte shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Botës. E meritonte kaq shumë. Shumë sulmues në këtë Botëror kanë qenë të shpejtë, por ai është me diferencë më i shpejti. Kur e shikoj atë të luajë, më kujton veten në momentet më të mira. Ai e di saktësisht se si të shfrytëzojë hapësirat e lira, si të jetë i paparashikueshëm me dhe pa top. Madje edhe si të dalë në mënyrën më të mirë nga situatat një-kundër-një. Është mbresëlënës”, – tha ish-kampioni brazilian për Apostagolos.

Lexo më tej: “Ndeshja e jetës e ne luajmë kaq keq…”. Mbappe i tërbuar në finalen e Botërorit: fjalimi që zgjoi Francën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *