• |
ide | kryesore

“Ulu puthi këmbët”/ Pranga 22-vjeçarit që bullizonte vajzën në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Pre e bullizmit dhe persekutimit ka rënë një vajzë e mitur. Videoja është publikuar në rrejtet sociale ku shihet një djalë teksa i bën presion të miturës. Djali i ri shihet në video që e qëllon vajzën me shpulla. Në një moment dëgjohet të thotë: “Ulu dhe puthi këmbët Kiarës! Thuaj të hëngsha m*tin”.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Policia në Durrës, e cila ka ndaluar 22-vjeçar. Forcat e rendit thonë se në momentin e kapjes atij i është gjetur me vete një thikë. Policia thotë se ka identifikuar edhe vajza të mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje. Në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun ato do të intervistohen për zbardhjen e ngjarjes.

BISEDA:

Djali: Për ça e thu? Ee, për ça e thu? Uli duart.

Vajza: S’të kuptova.

Djali: Pse shko dhe thua… Thuaj Kiarës të hëngsha m***. Tani direkte, thuaji…

Vajza: Më fal o Kiara….

Djali: Do i bësh më këto gabime?

Vajza: Jo.

Djali: Po i bëre prap?

Vajza: Më bëj ca të duash.

Djali: Ça do të bëj. Të bëj ça të dua unë? Do hash vetëm dajak, a kuptove. Ulu tani në gjunjë dhe puthi këmbët Kiarës.

Vajza: Ca të bëj.

Djali: Ulu tani dhe puthi këmbës Kiarës, ta mbyllim muhabetin.

Vajza që filmon: Mos e mbyll lale.

Djali: Puthi këmbët.

Vajza: Si ta puth.

Djali: Ngreje këmbën Kiara. Puthe këtu…

/LAPSI.AL



6 Comments

  1. Nuk mund të gjendesh gjithmonë në vendin e gabuar, ne momentin e gabuar.
    “Hyzmeti dhe kismeti” edhe pse kjo nuk justifikon atë garipin trim.

  2. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A.B. Jamieson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *