• |
ide | kryesore

Urimi i Krishtlindjes në versionin Ibrahimovic, polemikat në prag: “Gëzuar për gratë tuaja”

-Instant, Sport
ibrahimovic



“Gëzuar Krishtlindjen për ju dhe gratë tuaja”. Në pritje të kthehet në fushë me Milan, Zlatan Ibrahimovic është stërvitur edhe në ditën e Krishtlindjes. Suedezi shfaqet në formë të shkëlqyer në rrjetet sociale. Abdominale të skalitura dhe muskuj të dukshëm për sulmuesin kuqezi, që mezi pret të kthehet në fushë. E megjithatë, 41 vjeçari nuk dëshiron të rrezikojë asgjë: “Unë përmirësohem çdo ditë, por duhet durim”. Rikuperimi i sulmuesit suedez po ecën pa probleme dhe Ibrahimovic mund të rikthehet në fushë mes fundit të janarit e fillimit të shkurtit.

Rregulli i parë për të patur një fizik si Zlatan Ibrahimovic? Të stërvitesh edhe në ditën e Krishtlindjes. Të paktën ky është modeli që ka reklamuar suedezi në rrjetet sociale: pikërisht në 25 dhjetor, ai publikoi një foto me dorezat e boksit të veshura. Abdominalet dhe muskujt në evidencë nga njëra anë dhe urimi që ndoshta mund të shkaktojë polemika. Sigurisht, Ibrahimovic e ka bërë për tifozët e tij, në formë shakaje, për ti uruar atyre Krishtlindjen: “Gëzuar Krishtlindjen për ju dhe gratë tuaja”, u tall Ibra. Sulmuesi kuqezi ka lënë të kuptohet optimizëm, në lidhje me dëmtimin që e mban larg fushave, që nga fundi i sezonit të kaluar. “Çdo ditë që kalon përmirësohem”, kishte thënë ai për Sky nga Dubai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *