• |
ide | kryesore

Adele mbështet publikisht Megan Thee Stallion pas gjyqit me reperin

Paparazzi, Slider

Adele ka ofruar publikisht mbështetjen e saj për Megan Thee Stallion pas dënimit të Tory Lanez.


“Dua t’i uroj Meg Thee Stallion Gëzuar, Gëzuar Krishtlindjet,” tha ajo. “Vajzë, merr kohën tënde. Bëj atë që dëshiron tani. Të dua!”, u shpreh Adele në spektaklin në Vegas.


Mesazhi erdhi vetëm disa orë pasi Lanez u shpall fajtor në gjyqin e tij për sulm të rëndë. Pas gjyqit njëjavor, reperi u dënua për tre akuza për sulm me a*më zjarri gjysmë automatike. Ai do përballet me më shumë se 22 vjet burg.

Në gusht 2020, Megan Thee Stallion akuzoi reperin 30-vjeçar se e qëlloi në këmbë pas një feste në shtëpinë e Kylie Jenner në korrik të atij viti. Lanez u akuzua zyrtarisht në tetor 2020.

Kur Megan dha dëshminë e saj në ditën e dytë të gjyqit, ajo tregoi marrëdhëniet e saj personale me Lanez dhe shoqen më të mirë/asistente personale Kelsey Harris, duke i thënë gjykatës se ajo dhe Lanez ishin bërë miq dhe ishin lidhur për humbjen e përbashkët të nënave të tyre në muaj para të shtënave. Por Megan – emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete – kritikoi “aftësitë muzikore” të Lanez, gjë që ajo tha se çoi në grindje.

“Tory në thelb më thoshte se nuk ishae mirë, dhe unë thashë: “Në fakt, ti nuk je i shkëlqyeshëm. Kjo është ajo ku je në karrierën tënde. Kjo është ajo ku je me muzikën tënde.” Dhe ndihem sikur kjo nxiti debatin. Ai vazhdoi të bërtiste dhe të shante”, zbuloi ajo, sipas Rolling Stone.

Megan u tha anëtarëve të jurisë se Lanez dyshohet se i premtoi secilës grua 1 milion dollarë nëse nuk i tregonin policisë për incidentin, duke pretenduar se ai ishte në provë për një shkelje të mëparshme të arm*ve./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.