• |
ide | kryesore

Arianna, dedikimi emocionues për Mihajlovic për Krishtlindje: “Vde*ja nuk është asgjë”

-Instant, Sport
arianna



Për Arianna Mihajlovic janë Krishtlindjet e para pa Sinisa, që u nda nga jeta në 16 dhjetor. Serbi humbi një beteje të gjatë me leuceminë dhe gruaja e ish-trajnerit ka dashur t’i kushtojë atij fjalët e një teksti të Sant’Agostino. Arianna e ka publikuar atë në një histori në Instagram, që ka mallëngjyer botën sociale: “Vde*ja nuk është asgjë. Vetëm kalova në anën tjetër: është sikur të fshihem në dhomën tjetër. Unë jam gjithmonë unë dhe ti je gjithmonë ti. Çfarë ishim më parë për njëri-tjetrin, ne jemi akoma”.

“Më thërrisni me emrin që më keni vënë gjithmonë. Emrin që të është familjar. Flitmë me të njëjtën mënyrë të dashur që ke përdorur gjithmonë. Mos e ndrysho tonin tënd, mos u bëj solemn ose i trishtuar. Vazhdon të qeshësh, për ato gjërat e vogla që të pëlqenin aq shumë kur ishim bashkë. Lutu, buzëqesh, mendo për mua! Emri im do të jetë gjithmonë fjala e njohur e mëparshme. Thuaje pa asnjë gjurmë hije apo trishtimi. Jeta jonë ruan gjithë kuptimin që ka pasur ndonjëherë. Është njësoj si më parë, ka një vazhdimësi që nuk prishet. Pse duhet të jem jashtë mendimeve të tua dhe jashtë mendjes sate, vetëm sepse jam jashtë shikimit tënd? Nuk jam larg, jam në anën tjetër, pikërisht pas kthesës. Rri i qetë, gjithcka është në rregull, do ta gjesh përsëri zemrën time, do të gjesh butësinë e saj të pastruar. Thaji lotët dhe mos qaj, nëse më do : buzëqeshja jote është paqja ime”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *