• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Vis Martinaj i shkoi Edi Ramës te shtëpia, bleu dy vila (në Surrel)!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari i kronikës Artan Hoxha dha detaje të tjera për jetën e Ervis Martinajn dhe ekspozimin e tij kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Hoxha tha se Martinaj bleu dy vila në Surrel pranë shtëpisë së Ramës.

“Martinaj mori guximin e i shkoi kryeministrit te shtëpia. Bleu dy vila dhe donte të blinte edhe një të tretë dhe shkoi të jetonte aty. Me aq para sa kishte nuk kishte problem ta blinte edhe shtëpinë e tij (Ramës)” tha gazetari.

“Ervis Martinaj edhe pse ajo (shtëpia e Ramës) duket si bunker i paprekshëm, i shkoi aty afër, madje qëndroi më lart, mbi kodër. Dhe Garda e Republikës bënte kujdes se njëkohësisht kur lëvizte Rama me tre makina të blinduara nëpër ato rrugët e ngushta me kthesa, lëvizte edhe Visi me makinat e blinduara. Parë me këtë prizëm, Visi u bë shqetësim për kryeministrin se i shkoi aty. Dhe aty shkoi pak si shumë larg, besoj se Visi u bë euforik. E donte shkëlqimin. është personazh atipik për shkak të lidhjeve që kishte. Këta të tjerët nuk i sheh, kurse ai rrinte në qendër të Tiranës. Pra dallimi i tij me këta të tjerët ishte se ishte i ekspozuar, e shijonte ekspozimin. Edhe kur i ndodhi ajo që i ndodhi, lëvizte me një tek person. Kush ia sillte këtë siguri? Aftësia që kishte për korruptuar agjensitë e sigurisë. Por harroi diçka, se sado aftësi të kishte për të korruptuar prokurorë dhe shefa policie, kryeministri korrupton më shumë se ai” u shpreh gazetari.

FNSH dhe RENEA ishin sot në shtëpitë e familjes Martinaj në Fushë-Kuqe dhe sekuestruan një arsenal armësh. Më herët, xhaxhai i Ervis Martinajt ka akuzuar direkt kryeministrin Rama si organizator të zhdukjes së nipit të tij./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/12/26/fnsh-ne-familjen-martinaj-a-eshte-i-kercenuar-edi-rama/



6 Comments

  1. Sic duket hija e Remzi Hoxhes e ndjek nga mbrapa Kete karagjozin Hoxha.
    Te zhdukesh Remzi Hoxhen u mor nje shtet i tere dhe Saliu si non grata qe eshte akoma vazhdon me avokatin ne Paris te gjemoje nga prapa ameriken.
    Kjo hipokrizi e Sali banditit nuk transferohet dot tek Rama.,
    pa asnje fakt vetem se nje mize kali kaloi neper Surrel.
    Martinaj eshte shume i vogel per Hoxhen.
    rrugacet e Saliut akoma hane buke.
    Turp per keta qorra .

  2. Une e di ndryshe qe Rama i kerkoi borxh ketij rrugacit dhe ky nuk ja dha.
    Rama atehere e zhduku me gjithe para biles eka hedhur tek mali me gropa.
    Meta ka nje informacion tjeter qe Rama i ka shitur malin e Dajtit por rrugaci deshte dhe malin e Tomorrit por Ram tha qe eshte i Metes.
    N je tjeter nga fshati Lapardha se Rama deshte ti jepte ketij rrugacit keneten e karavastase dhe dy dhoma gjumi nga Surreli.
    Edhe kushuriri i tij tha qe Rama e ka zhdukur per lumin e bunes.
    Po Fevziu cfare thote?

  3. J’a dinte targen bushtra e gjate.
    E tha
    E beri.
    Ramut gonorrea po perdhunon krejt delet e tija voteshitese dhe asnjera s’ben ze.
    Njemije bandite bashke…
    Nórmale se heret a vone do e shqyenin nje te vetem.

  4. Keto jane bomba tymuese qe hedh ku katunari kokeberdungell. Ai eshte vrare nga nje biznesmen shume i fuqishem prane Kryeministrit per ;pronat ne bregdet. Para disa kohesh ketij biznesmeni i vrane bodigardin dhe kete vete plagosen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *