• |
ide | kryesore

BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen

-Instant, Lajme, Planet
BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen



Autoritetet e BE presin rritje të numrit të refugjatëve në Bashkimin Europian, pa llogaritur këtu njerëzit që janë larguar nga lufta në Ukrainë.

“Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kërkesave për azil do të rriten”, ka bërë prognozën drejtoresha e Zyrës së BE për Azilin, EUAA, Nina Gregori. Mungesa e stabilitetit dhe kërcënimi i sigurisë njerëzore janë tipare të botës së sotme. “Për fat të keq nuk janë provizore”, ka thënë Gregori për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Zhvillimet gjeopolitike në vitet 2021 dhe 2022 kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në nevojën për mbrojtje dhe kanë çuar në fluks drejt BE.

Nga janari deri në tetor të këtij viti në BE janë regjistruar 790.000 kërkesa për azil, ka raportuar Gregori. Kjo shënon një rritje me 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e kërkesave për azil vijnë nga Siria, Afganistani Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëvedhe Turqia.

Gregori ka kërkuar progres në reformën e azilit dhe migracionit në BE. Ajo ka përshëndetur një deklaratë në nivel të BE, që para zgjedhjeve të vitit 2024 të gjenden zgjidhje strukturore. “Ecja përpara me këto tema do të jetë me shumë rëndësi.”/DW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *