• |
ide | kryesore

Erdogan, zbulimi i destinuar për polemika: “Ronaldo u bojkotua në Katar për mbështejen ndaj Palestinës”

-Instant, Sport
Erdogan



Cristiano Ronaldo ishte viktimë e një bojkoti politik gjatë Kupës së Botës Katar 2022. Shkaku? Mbështetja e tij e supozuar për çështjen palestineze. Kjo është teoria unike e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. E është një deklaratë e destinuar të bëjë shumë zhurmë.

Duke folur mbrëmë para një grupi të rinjsh gjatë një transmetimi televiziv turk, lideri i Ankarasë e tha hapur: “Për fat të keq ata i vendosën një veto politike Ronaldos”, sepse “ai është dikush që mbron çështjen palestineze”. Në fjalët e raportuara nga agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu, Erdogan konfirmoi gjithashtu transferimin e afërt të kampionit portugez te Al Naasr. “Sipas informacioneve që kam marrë, Ronaldo tani do të shkojë në Arabinë Saudite”, tha presidenti Erdogan. Lideri turk ishte në Katar për ndeshjen hapëse dhe më pas asistoi edhe finalen mes Francës e Argjentinës.

Lexo më tej: Mesazhi emocional i Ronaldo, pas eliminimit: “Kurrë nuk do t’i ktheja shpinën vendit tim, tani ëndërra mbaroi”

Në fakt, gjërat për Ronaldon u komplikuan çuditërisht pas ndeshjes së fundit në grupe në Katar 2022. Në turneun e fundit në karrierë, CR7 kërkonte të thyente rekordet e fundit që i kishin mbetur. Sulmuesi dëshironte të provonte shansin e fundit për të fituar Kupën e Botës, por përfundoi në pankinë. Fernando Santos nuk e hodhi në fushë kundër Zvicrës në 1/8. Një sondazh zbuloi se 70% e tifozëve nuk e donin më titullar. Pastaj në cerekfinale me Marokun, luzitanët ngecën dhe kërkon shpëtimin te Ronaldo në 35 minutat e fundit, gjë që nuk ndodhi. Për situatën e habitshme, tani ka ndërhyrë edhe Erdogan, për ta bërë edhe më konspirative…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *