• |
ide | kryesore

FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga kontrollet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në shtëpitë e familjes Martinaj u gjet një arsenal armësh me të cilin mund të kryhet një betejë e vërtetë. Të fshehura në kosheret e bletëve kishte mijëra fishekë, automatikë, predha, maska dhe municione të tjera që tregojnë se humbja e dy djemve të fisit, Brilantit dhe Ervisit ka lënë pas një situatë shpërthyese.

Kontrollet e forcave speciale në Fushë-Kuqe ringjallën në media pikëpyetjet, nëse Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur? Në fakt, ky debat konsiderohet i tejkaluar nga familja Martinaj. Ata janë pajtuar me faktin se i afërmi i tyre është vrarë dhe ajo çfarë kërkojnë, është një varr ku ai të prehet.

Atëherë përse mësyu FNSH dhe RENEA me zhurmë në shtëpitë e Martinajve natën pas Krishtlindjeve?

Akuzat për Edi Ramën nga Faik Martinaj

Përgjigjia e operacionit të sotëm mund të jetë në akuzat që bëjnë familjarët e Martinajve për vrasjen e biznesmenit të lojrave të fatit. Sipas tyre, disa banda kriminale dhe biznesmenë të fuqishëm u bënë bashkë për vrasjen e Ervis Martinajt, por njeriu që u dha mbështetje politike është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Në një intervistë të dhënë për Report TV pak kohë më parë, xhaxhai i Ervis Martinajt foli me bindje të plotë se Edi Rama qëndron pas skenarit të zhdukjes së nipit të tij.

Duke iu referuar Ramës në intervistë, xhaxhai i Ervis Martinajt, Faiku u shpreh “Ky ishte iniciatori. Ky ishte organizatori i zhdukjes. Shiko, hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën. Këtë, vetëm shteti, një SpiroKolekë i dytë dmth i zhduk kufomat”.

Për faktin nëse Ervis Martinaj është vrarë apo jo, ai tha: “Bandat janë të Edi Ramës. Të gjitha këto. Është iniciatori, është ideatori i të gjithave. Skenari është i Edvin Kristaq Rama, krimineli i kombit”.

Lexo edhe: Xhaxhai i Ervis Martinajt: Ideatori i zhdukjes Edi Rama, me 6 banda kriminale!

Lexo edhe: Dëshmia e Dumanit: Nuk doja t’a vrisja Doklen, por t’i merrja 500 mijë euro Martinajt

Lexo edhe: Del dëshmia e Endrit Dokles në polici pas akuzave të familjarëve të Ervis Martinajt

Mënyra me të cilën foli Faik Martinaj në intervistë nuk lë asnjë shteg për interpretime. Edi Rama ka qenë drejtpërdrejt i akuzuar nga Martinajt, shtëpitë e të cilëve u bastisën sot nga forcat speciale.

A ndjehet i kërcënuar kryeministri nga familja e tyre? Përgjigjia është në rezultatin e kontrollit që u kryen sot në Fushë-Kuqe. Mijëra fishekë, automatikë, predha, jelekë antiplumb etj në duart e familjeve që kanë humbur dy djemtë e tyre.

Çfarë tha Edi Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt

Zhdukja e Ervis Martinajt u bë në një nga temat më të trajtuara në media për shkak të fuqisë financiare dhe lidhjeve që kishte Ervis Martinaj, jo vetëm në botën e krimit, por edhe me politikën.

Më herët, Edi Rama i ishte referuar atij gjatë një mitingu të PS para zgjedhjeve të 25 Prillit, kur i dërgoi një mesazh që familjarët e konsideruan paralajmërim. Video më poshtë:

Në anën tjetër, vetë 42 vjeçari kishte blerë shtëpi në Surrel para se të zhdukej, pikërisht në fshatin ku jeton kryeministri. Në lidhje me këtë çështje, Rama i dha kohë policisë për të dhënë një përgjigje, pasi sipas tij, përgjigjia e policisë duhej të ishte e mbështetur në prova.

Pas zhdukjes së Martinajt, policia arrestoi efektivin e operacionales Jeton Lami, që shërbente si kontakt i Ervis Martinajt me emra të njohur të policisë. I vetmi njeri që Jeton Lami pranoi të rrëfehet ishte Gledis Nano. Pas bisedës me Lamin, Gledis Nano takoi kryeministrin Rama dhe u shkarkua menjëherë nga detyra./Lapsi.al



18 Comments

  1. Shtet MAFIOZ .
    Idroguari I Surrelit , çuni Taqit ,ç’fare mund te presim prej tij, paska lindur Bastard.

  2. “Atëherë përse mësyu FNSH dhe RENEA me zhurmë në shtëpitë e Martinajve natën pas Krishtlindjeve?
    Përgjigjia e operacionit të sotëm mund të jetë në akuzat që bëjnë familjarët e Martinajve për vrasjen e biznesmenit të lojrave të fatit. Sipas tyre, disa banda kriminale dhe biznesmenë të fuqishëm u bënë bashkë për vrasjen e Ervis Martinajt, por njeriu që u dha mbështetje politike është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.”

    Po ne njejten faqe:

    “Një telefonatë nga burgu çoi policinë në bazën e Vis Martinajt”

  3. Si thote Shvejku-a ke aparat fotografik?Po kam i thote Shvejku oficerit-qeka spiun i lindur.
    Po kur ke kalamaj ne portal qe kruajne hundet per lajme keshtu do perfundojne.
    Bushat me keto karrlliqe do heqesh Ramen?
    Tamam pune muti per Lapsin.

  4. Jarge me ç’genjeve. Ti duke share idhulllllin tend.
    Po ta ndjekesh me kujdes videon e kutpon qe ky fare karominister nuk eshte TAPE por eshte DRUUUUU I MPIRE FARE.
    Pastaj sesa trim eshte pyesni arjan canin se ai e njeh mire, qe nga koha e dajakut ke tajvani sot, ish lulishtja…..
    Ky dhjet ne brekkkkkkk

    1. Rama është i kërcënuar e friksuar jo vetëm nga familja Martinaj por dhe nga urrejtja që ka ngjallur në popull me antishqiptarizmët e tij.Keshtu që një atdhetar kudo qoftë e kushdo qoftë është kërcënim për të.Ai e di mirë që ka burra akoma që për shqiptarizëm mund të kalojnë në ekstrem.

  5. Kete bastisje te policise e ka stimuluar rama.Ramen e ka zene frika.Dumanin nuk e paska nen kontroll dhe ramen e ka zene frika.Dumani do kete mbrojtie te forte ,mendoj jashte strukturave shteterore qe i ka zaptuar rama.Nje fakt qe rama eshte i tensionuar e tregoi sot te emisjoni i Grida Dumes Dritan Hila.Tensionimi i Hiles tregon se rama ka vene ne levizje hienat e tij kudo edhe si analiste te medias.Sikur Dumani te kete akses dhe te kontrolloi telefonin e Hiles do gjeje aty kush e ka vene ne sulm Hilen telefonatat e tij do zgjidhin friken e rames.Tani persa i perket veprimeve te policise ne shtepin e Martinajve jashte cdo ligji dhe humoristik i tipit te filmave te OKTAPODI.Te gjitha ato arme jane futur nga policia njesoj si te filmi humoristik OKTAPODI.Rregjimi i enver kriminel hoxhes ishte sa kriminel aq dhe qesharak i peshtire.Ky psikopat po ben te njejtat poshtersi kriminale dhe qesharake te peshtira.Ky vend ka perfunduar ne nje shtet kacakesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *