• |
ide | kryesore

Gjendet arsenal armēsh/ Familja Martinaj gati për “luftë” (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Martinaj



Kontrolle të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente, në Fushë Kuqe, në pronësi të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij.

Kontrollet, sipas policisë, janë bërë në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”.

Kontrollet, të mbështetura nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M.

Lexo më tej: Eksperti: Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:

• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda. 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie. 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie. Maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Kjo, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.



2 Comments

  1. Deklarimet e policit ne arrest,qe shoqeronte Martinajn,se te gjitha keto maateriale,ja kane dhene Marinajt,oficerat e policice,qe i paguante me rroga mujore te vazhdueshme.Edhe vendin ku ishin “fshehur”,polici i dinte me saktesi,si njeri i shtepise.Paska filluar te haape gojen.Pritni edhe xhevahire te tjera!!!

  2. Ardhi vjelliu do mut ariu.
    Visi i la shefat pa rroga.
    Ja mbushi bythen me leke barkderrave fshatarevrasesdebilokomuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *