• |
ide | kryesore

Grabitet nga 2 persona në Milano djali i Mateo Salvinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
salvinit



Federico Salvini, djali i Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe kreut të “Lega”, Matteo Salvinit, u grabit në Milano. “Më kërcënuan me një copë shishe për të më marrë celularin” – rrëfeu ai përpara policisë.

Autorë të sulmit ishin 2 afrikano-veriorë. Sulmi dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e 23 dhjetorit, rreth orës 21:00 pranë Pio Albergo Trivulzio, në zonën perëndimore të Milanos. Salvini ishte në rrugë i vetëm kur iu afruan dy persona që e kërcënuan. Mediat italiane shkruajnë se djali i ministrit nuk u lëndua. Menjëherë ai lajmëroi të atin, i cili dha alarmin në polici.

Forcat e rendit thanë se vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes. Agjentët kanë marrë pamjet nga kamerat e zonës me shpresë se mund të kenë filmuar arratisjen e dy grabitësve. Telefoni më vonë iu dorëzua policisë nga një tregtar egjiptian në prag të Krishtlindjeve.

“Atij i ka ndodhur, ajo që u ndodh për fat të keq shumë njerëzve në Milano”, – ishte komenti i Matteo Salvinit. “Fatmirësisht nuk ka të lënduar”, – shtoi zëvendëskryeministri dhe ministri italian. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: ‘Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje’, zv.kryeministri italian reagon ashpër

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *