• |
ide | kryesore

Mbi 50 persona me simptoma të helmimit në Pirot të Serbisë

-Instant, Lajme, Planet
Mbi 50 persona me simptoma të helmimit në Pirot të Serbisë



Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshm.  51 persona u dërguan në spital me simptoma të helmimit. Shkak është bërë rrjedhja e amoniakut pas përmbysjes së një vagoni të një treni mallrash mbrëmjen e së dielës, më 25 dhjetor. Kryetari i komunës së Pirotit, Vladan Vasiq, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë qytet.

Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare në Nish, në atë spital janë shtruar 15 persona. 12 janë të rritur dhe tre fëmijë. Në njoftim theksohet se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se “ka pasur rrëshqitje të vagonit në trenin e mallrave që përmbante amoniak dhe me atë rast ka pasur rrjedhje të gazit dhe koncentrim të madh të tij në atmosferë”, njofton MPB-ja.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë pranë vendit të ngjarjes “të mos largohen nga shtëpitë dhe të mos dalin jashtë”. Trafiku hekurudhor në atë zonë është ndërprerë.

Këtë aksident e bëri të ditur vetë kompania transportuese “Srbija Kargo”. Kompania ka thënë se bëhet fjalë për trenin e mallrave që udhëton çdo ditë. Ai transporton lëndë të parë nga Bullgaria në Prahovë dhe Shabac.

“Srbija Kargo” në deklaratën e saj thekson se nuk ka viktima apo të lënduar, njofton RTS./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *