• |
ide | kryesore

Me urdhër të gjykatës, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në shtëpinë e Ervis Martinajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Forcat e policisë, RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar mëngjesin e sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Banesa e 41-vjeçarit të zhdukur prej 9 gushtit, u rrethua me urdhër të Gjykatës së Kurbinit, e cila ka vendosur të kontrollohet banesa në kuadër të hetimeve për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

Ende nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. •Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *