Një politikan rus, i cili e kritikoi luftën e Putinit në Ukrainë është gjetur i vdekur. Multimilioneri Pavel Antov po festonte ditëlindjen e tij të 66-të dhe ishte me pushime, kur u rrëzua në mënyrë misterioze në një hotel në Indi.
Mediat indiane raportuan se manjati i prodhimit të sallamerive u hodh nga çatia. Konsulli i përgjithshëm i Rusisë, Alexei Idamkin këmbënguli se ai ra nga dritarja.
Manjati i martuar, i listuar si politikani më i pasur i zgjedhur i Rusisë në vitin 2019, u gjet në një pellg gjaku. Ngjarja ndodhi 2 ditë pasi një tjetër mik në partinë e tij ndërroi jetë. Vladimir Budanov, 61 vjeç u tha se vdiq nga një atak në zemër.
Në qershor, Antov kritikoi sulmet me raketa ndaj Ukrainës. “Një vajzë është nxjerrë nga rrënojat. Babai i vajzës duket se ka vdekur. Nëna po nxirret jashtë me vinç. Ajo është bllokuar nën një pllakë. Për të thënë të vërtetën, është jashtëzakonisht e vështirë ta quash këtë ndryshe përveçse terror” – u shpreh ai.
Por ai ndërroi mendje shpejt. E fshiu postimin në rrjetet sociale dhe kërkoi falje. Ai e quajti postimin një “keqkuptim fatkeq” dhe një gabim teknik.
Në shtator, një tjetër kritik i Putinit u gjet i vdekur në mënyrë të dyshimtë. U tha se ishte vetëvrasje. Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, u gjet i qëlluar me armë zjarri në ballkonin e banesës së tij në Moskë.
Ndërsa në gusht, manjati i klubeve të natës Dan Rapoport, 52 vjeç, vdiq gjithashtu në rrethana të dyshimta në SHBA. Kritiku i Putinit la një shënim vetëvrasjeje. ©LAPSI.al