• |
ide | kryesore

Mure të larta, tela me gjemba e kamera sigurie në çdo cep, si e ruan shtëpinë Ervis Martinaj (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtëpia e Ervis Martianajt ditën e sotme është rrethuar nga forca të shumte të policisë, RENEA-s dhe FNSH-së. Kontrollet mësohet se kanë ardhur për shkak të hetimeve që po zhvillohen për fatin e Ervis Martinajt.

Siç shihet në foto, banesa e Ervis Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë. Muri i lartë rrethon qindra metër katror tokë.

Tek porta e banesës vihen re kamera të mëdha që në treg kushtojnë një sasi të konsiderueshme parash. Duket se Ervis Martinaj kujdes dhe i ruhej ndonjë ngjarje të mundshme që para se ai të shpallej në kërkim.

Sipas mediave dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

https://www.youtube.com/watch?v=5wM2FFXRllg



6 Comments

  1. E ke gabim ti komentues i ores 10.51. Eshte shtet kartoni me te fortet se me te dobtit e te
    pamrojturit eshte shtet celiku. A i ke pare si terheqin plakat zvarre se shesin dy fije majdanoz
    pa lejen e lali Erit, a e ke pare qe per nje kotec pulash burgosin nje 82 vjecare ne Narte , a e ke
    pare se si u hedhin gaz lotsjelles femijve brenda shtepise se tyre ne 5 te mengjesit si kafsheve
    per ti nzjerr nga strofulla e tyre, etj, etj pa ua bere syri terr. A i ke pare se si fadromistet e INUK-ut
    me nje “heroizem” te pashoq rrafshojne shtepite e qytetareve, duke ua shkaterruar mundimin e nje jete?
    Vetem shtete te dobeta prej kartoni si SHBA, Britania e Madhe dhe ne pergjethesi shtetet perendimore
    e kane frike qytetarin, nuk i shemmbin shtepite, nuk u cenojne te drejtat themelore, vetem ne ato
    shtete frikacake te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe jo si ketu ku ai qe ka pushtetin eshte ligji
    e Maliqi, eshte Tigri dhe Luani para te cilit populli largohet i tmerruar duke lene vatrat e trojet e te
    pareve pa pasur guzimin te perballet me te.
    Dhe ti i thua shtet kartoni ? Jazek .

    1. o i hengsh ate qe sthuhet … me rastin e Vitit te Ri se oale ske me ca e kalon kohen , mos te hash mut me komente…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *