• |
ide | kryesore

Nga dasma në përleshje me thika, autori: Më kishte 500 euro borxh

-Instant, Lajme, Të fundit
Policia



Ditën e diel ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në Kamëz. Disa persona që ishin duke festuar në një dasmë janë përleshur me njëri-tjetrin. Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxh që i plagosuri i kishte autorit të ngjarjes Fatjon Luca. Luca i ka thënë hetuesve se i kishte dhënë 500 euro borxh Hafuz Trocit. Sipas tij, Trocit ia kishte kërkuar disa herë lekët, por borxhliu nuk ia ka dhënë. Në përfundim të ceremonisë së dasmës Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.

Në sherr janë përfshirë edhe familjarët e tjerë të Trocit dhe Lucës. Ata kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte. Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë personat e tjerë të përfshirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *