• |
ide | kryesore

Opozita – Kurtit: Heqja e barrikadave përgjegjësi e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
barrikadë e serbëve, Kurtit serbët



Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë sërish thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit që të reagojë sa më shpejtë për të hequr barrikadat.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai theksoi se për heqjen e barrikafldave, Qeveria e Albin Kurtit ka mbështetjen e tij të plotë.

Ai shtoi se heqja e barrikadave është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës. Krasniqi shprehu bindjen se barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale serbe që operojnë në veri të Kosovës.

Reagimi i Krasniqit: 

Në ditën e 17 të vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, Kryeministri Kurti realizoi edhe një takim me KFOR-in. Mbajti edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Dhe cili është rezultati?

Barrikadat mbesin. Shpërthimet në pjesën veriore vazhdojnë. Sulmet ndaj gazetarëve vijnë e shtohen. Jeta e qytetarëve po rrezikohet. Tentimi për të krijuar një realitet të ri po avancon e shqiptarët po largohen çdo ditë nga ajo pjesë e vendit tonë.

Qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagoj sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat janë kthyer në punkte të Vuçiqit, si tentim për ndarjen e Kosovës. Për këtë, po e përsëris, Qeveria e ka mbështetjen time të plotë.

KFOR-i ka bërë një punë të mirë deri më tani për të ruajtur paqen, për çka u jemi falënderues. Mirëpo, heqja e barrikadave është para së gjithash përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës.

Lexo më tej: FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama? 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *