• |
ide | kryesore

Prej 5 muajsh i zhdukur, kontrolle policore edhe në banesat e familjarëve të Ervis Martinajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për gjetjen e Ervis Martinajt, FNSH po kryen kontrolle edhe tek banesat e familjarëve të tij. Burime nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se kontrollet në Fushë Kuqe janë me vendim gjykate në kuadër të hetimeve për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë zonë, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt që prej datës 8 gusht 2022.

Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

Dosja vijon të hetohet nga Prokuroria e Kurbinit, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se nuk pritet t’i kaloj SPAK për hetim, të paktën për momentin. Kontrollet e FNSH kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit.



1 Comment

  1. Hahahahaahah. Goxha operacion i bafasushem si nje rrufe, pas 5 muajsh.
    U gjeten 1 pale breke, 1 pale corape dhe nje prezervativ. Vazhdon operacioni ku jane angazhuar 100 forca policie, 10-ra automjete e ku di une. Bravo Rrumbullaku, policia qe duam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *