• |
ide | kryesore

Princ Harry dhe Meghan fitojnë një tjetër titull

Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle po përfliten sërish në media. Kjo falë një termi të ri që është bërë viral ditët e fundit pas publikimit të një artikulli ,’foshnjat nepo’.

“Fëmijët nepo” janë fëmijët e të famshmëve apo milionerëve që kanë arritur sukses falë mbështetjes së prindërve të tyre. Vulture, pjesë e NYMagazine, publikoi një artikull të titulluar “The Year of the Nepo Baby”, në të cilin lexuesit votuan për rastin e tyre të preferuar të nepotizmit të vitit. Të famshëm të përmendur përfshijnë; Jaden Smith, Zoe Kravitz, Sofia Coppola, Lily Collins dhe Drew Barrymore.

Dhe sigurisht që shfaqen Princi Harry dhe Meghan Markle. I pari, për faktin se ishte djali i princeshës së ndjerë Diana dhe mbretit aktual të Anglisë, Charles III. Ndërsa gruaja e tij është e bërë e njohur falë mbështetjes së babait të saj ,Thomas Markle.

Sipas raportit, Meghan është pjesë e  këtyre fëmijëve , sepse babai i saj Thomas ishte drejtor ndriçimi në Hollywood dhe e merrte me vete në disa sete.

Problemi me termin ‘bebe nepo’ është se ai diskrediton përpjekjen që kanë bërë fëmijë  të personazheve të famshëm për të qenë në vendin ku janë tani. Termi nënkupton se ata nuk janë të njohur për shkak të aftësive dhe talentit të tyre. Në rastin e Harrit, rrjetet sociale e kanë quajtur tashmë atë “Mbreti i foshnjave Nepo”. Vulture pretendon se pavarësisht faktit se ai hoqi dorë nga detyrat e tij mbretërore, ” mbetet shumë i pasur dhe i privilegjuar”./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/23/zbulohet-pagesa-e-meghan-dhe-harry-nga-netflix/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *