• |
ide | kryesore

Tea Trifoni i rikthehet historisë me Andin: E bëra për show

Paparazzi, Slider



Tea Trifoni ka folur së fundmi në Big Brother për pjesëmarrjen e saj në Përputhen. Gjatë një bisede me Ronaldon dhe Zhaklinën, ajo pranoi se gjithçka e ka bërë për show, referuar lidhje me Andin.

“Se bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”, zbuloi Tea. “Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën se u mërzita unë.”

Sa i përket Beartit, Trifoni u shpreh se romanca e tyre zgjati vetëm tre muaj “Për mua është diçka që është mbyllur para tre viteve edhe zgjati vetëm tre muaj”.

Rikujtojmë se pas largimit nga përputhem, Teau bë pjesë e emisionit më të ri “Goca dhe Gra”. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se nuk do të ishte më pjesë e programit.

Në një lidhje ‘live’ me  Arian Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit. “Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *