• |
ide | kryesore

Video/ Salah udhëheq Liverpool përballë Aston Villa, fitorja e shtatë radhazi e Newcastle: ja rezultatet e Premier

-Instant, F1, Sport, Video
Newcastle



Premier League rikthehet në fushë për Boxing Day me rezultate befasuese. Kapërcen eliminimin nga EFL Cup Liverpool. Skuadra e Klopp u tërhoq nga Salah: gol e asist për egjiptianin. Fitorja e shtatë radhazi në kampionat për Newcastle, që pozicionohet provizorisht në vendin e dytë.

ASTON VILLA-LIVERPOOL 1-3

Liverpooli u rikthye te fitorja pas eliminimit nga EFL Cup përballë Manchester City. Reds pushtuan stadiumin e Aston Villa, duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe vendin e gjashtë. Skuadra e Emery rrëzohet pas dy fitoreve. Pjesa e parë e gjitha në shenjën e skuadrës së Klopp, me avantazhin e Salah pas vetëm pesë minutash. Në minutën e 20 VAR anuloi dyfishimin e Matip për pozicion jashtë loje. E megjithatë, i dyti nuk vonoi sepse Van Dijk u kujdes në minutën e 37 të mbyllte lojën. Aston Villa doli nga dhoma e zhveshjes më e motivuar dhe shkurtoi pas disa sekondash me Mings. Edhe këtë herë VAR e anuloi, por Villians u përsëritën me Watkins në minutën e 59. Vendasit nisën sulmin në kërkim të barazimit, por në minutën e 82 Bajcetic (i lindur në 2004) sapo hyri në fushë mbylli llogaritë me golin e tretë.

CRYSTAL PALACE-FULHAM 0-3

Fitore e çmuar pas dy humbjeve për Fulham që po i afrohet zonës europiane. Londinezët mposhtën Crystal Palace dhe u shkëputën prej tyre në renditje. Miqtë shfrytëzuan në maksimum epërsinë numerike të dyfishtë. Pas avantazhit të Reid në minutën e 31, në fakt, kartoni i kuq direkt i Mitchell pas tre minutash dëshpëroi Palace. Në fillim të pjesës së dytë, gjërat u përkeqësuan për vendasit, me nëntë lojtarë për kartonin e verdhë të dyfishtë të Tomkins. Pastaj golat e Ream dhe Mitrovic mes minutave 71 dhe 82 mbyllën gjithcka.

EVERTON-WOLVERHAMPTON 1-2

Sukses mbresëlënës në sekondat e fundit për Wolverhampton që lë vendin e fundit në renditje. Everton mbetet në krizë me humbjen e tretë radhazi, që mund t’i kushtojë Lampard pankinën. Përgjigje e kundërpërgjigje në pjesën e parë, avantazhit të Everton me Mina në minutën e 7, i replikoi Podence në minutën e 22. Në kohën shtesë erdhi edhe goli i fitores i Ait-Nouri. Aventura e Lopeteguit në pankinën e Wolves nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

LEICESTER-NEWCASTLE 0-3

Momenti i artë i Newcastle vazhdon me fitoren e shtatë radhazi dhe vendin e dytë momental në renditje. Leicester bie pas dy fitoreve dhe duhet të vazhdojë të shikojë nga pas. Ndeshja u mbyll pas vetëm 32 minutash. Wood shënoi në minutën e 3 golin e avantazhit me penallti. Pas katër minutash Almiron dyfishoi, ndërsa trisi përfundimtar i Joeliton erdhi pas gjysmë ore lojë. Pjasa tjetër ishte akademi e pastër administrimi.

SOUTHAMPTON-BRIGHTON 1-3

Brighton shpengohet pas eliminimit nga EFL Cup dhe i afrohet zonës europiane. E gjitha falë fitores 1-3 ndaj një Southampton në krizë. Për Saints vendi i fundit e humbja e katërt radhazi. Skuadra e Roberto De Zerbit zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14 me Lallana. Më pas dyfishoi epërsinë në minutën e 34 falë autogolit të Perraud. Në fillimin e pjesës së dytë, në momentin më të mirë për vendësit, supergoli i March i preu këmbët Southampton. Ward-Prowse tentoi në minutën e 71 për të dhënë sinjalin e sulmit, por goli që shkurtoi distancën ishte shumë i vonuar.

Lexo më tej: Video/ Kane e Hojbjerg shpëtojnë Tottenham: 2-2 në shtëpinë e Brentford, që pa fitoren t’i shpëtonte nga duart



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *