• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja përse Mauro Icardi i shkon pas Wanda Nara: në rast divorci duhet t’i japë asaj 100 milionë euro

-Instant, Sport
Mauro



Gruaja e sulmuesit të Galatasaray, Mauro Icardi, Wanda Nara, mund të marrë një rekord prej 100 milionë eurosh në rast divorci. Në fillim të nëntorit, argjentinasja konfirmoi se kishte hyrë në procedurat e divorcit me sulmuesin 29-vjeçar. Shoë girl-i, bashkëshorte e ish-kapitenit të Inter, gjithashtu njoftoi se nuk ishte më menaxhere.

Histori nuk mbyllet me kaq. Po në muajin nëntor, futbollisti argjentinas njoftoi pajtimin me modelen. Një pasjtim i vështirë e delikar, sepse gjatë kohës së ndarjes, Wanda arriti të ketë një relacion me reperin L-Gante. Vetë Icardi u përfol për një lidhje me aktoren turke Devrim Ozkan. Tani Wanda Nara pretendon se nuk ishte e mundur të rivendoseshin marrëdhëniet me futbollistin. Ndoshta për argjentinasen ndarja nuk është një problem, por për sulmuesin e Galatasaray po. Në rast divorci nga Icardi, modelja mund të marrë prona dhe asete për dicka më pak se një vlerë prej 100 milionë euro.

Lexo më tej: Në çështjen e zhurmshme mes Wanda e Mauro ndërhyn brutalisht Guido, vëllai i Icardi: “Një qenie e pështirë”

HISTORIA E TRAZUAR E ÇIFTIT ICARDI-NARA

Mes të dyve këto kohë pati shumw ulje e ngritje. Ndarja mes Icardi dhe Wanda Nara dukej përfundimtare dhe e pandreqshme. Futbollisti, fillimisht u përpoq të mohonte fjalët e gruas së tij, më pas u hodh në sulm, duke nxjerrë vrer në rrjetet sociale. Maurito madje u përfol se kishte shkarkuar Wanda Nara nga roli i menaxheres së tij. Sipas mediave turke, argjentinasi i ka bllokuar një çek 1 milion euro ish-bashkëshortes së tij.

E gjitha kjo, pasi në rrjetet sociale ‘mbinë’ fotot ku Wanda Nara puthet me një burrë tjetër, reperin e ri L-Gante. Këngëtari 22-vjeçar dhe sipërmarrësja argjentinase, menaxhere e ish-bashkëshortit Mauro Icardi, kishin kohë në një marrëdhënie të ngushtë. Kjo edhe për shkak të bashkëpunimit komercial mes të dyve. Një bashkëpunim që mesa duket kaloi në diçka më të qëndrueshme. Sipas dëshmitarëve, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje, të sigurt që nuk do të shiheshin. Pas kësaj erdhi ripajtimi e një tjetër divorc… këtë herë përfundimtar. Sidomos kur në lojë janë 100 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *