• |
ide | kryesore

“Gjithçka dua për Krishtlindje… është një Rolls”: dhurata e Georgina Rodriguez për CR7 vlen 350 mijë euro

-Instant, Sport, Video
Rolls



Ka nga ata që kanë marrë çorapet klasike të leshta si dhuratë për Krishtlindje. Mund të kenë qenë pizhamet festive, ndoshta edhe ndonjë parfum. Pastaj ka nga ata, si Cristiano Ronaldo, që ka gjetur një super dhuratë të shtrenjtë nën pemë. Më saktë në… garazh: një Rolls Royce. Motivi mund të jetë se sulmuesi portugez duhet të largojë mendjen nga zhgënjimi i Kupës së Botës. Ose nga kërkimi më kot për një klub të ri, të paktën zyrtarisht. Kështu, Georgina e ka parë të arsyeshme të mos kursejë asgjë për të bërë pesë herë Topin e Artë të lumtur.

Kupa e Botës në Katar është lënë pas tashmë. E bashkë me të i gjithë zhgënjimi për të mos qenë vendimtar si zakonisht. Megjithatë, për fat të mirë, në shtëpinë e Ronaldo mbërriti Santa Claus, sa për ti kthyer një buzëqeshje portugezit. Santa Claus, ose më mirë Georgina Rodriguez, kishte idenë brilante për t’i dhuruar një xhevahir të ri CR7. Kështu, ai mund t’ia shtojë koleksionit të tij monstruoz të makinave luksoze. Për Krishtlindje mbërriti një Rolls Royce spektakolar.

Një Rolls Royce Daën që bëhet kabriole, vlera e tregut të të cilit është rreth 350 mijë euro. Sulmuesi portugez ka publikuar disa histori në Instagram në të cilat falënderon partneren e tij. Ai ka treguar ardhjen e re në garazhin e tij, të zbukuruar me fjongo të kuqe. Madje modelja spanjolle e ka dokumentuar me foto dhe video ardhjen e Santa Claus në shtëpinë e Ronaldos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *