• |
ide | kryesore

Koncesionet PPP në shëndetësi në një vit marrin 34% më shumë fonde se kanceri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kontratat koncensionare PPP kanë deformuar fondet buxhetore të dedikuara për shëndetësinë, pasi nëpërmjet tyre po financohen shërbime që nuk kanë në themel trajtimin e sëmundjeve të rënda me kosto për qytetaret dhe që shkaktojnë më së shumti fatalitete.

Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave të katër kontratat koncesionare PPP ne shëndetësi morën financime 30.8 milionë euro, në një kohë që fondet buxhetore për trajtimin e kancerit në të njëjtin vit sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishin vetëm 23 milionë euro.

Fondet buxhetore për trajtimin e kancerit janë pak më të larta se shpenzimet për sterilizimin e sallave kirurgjikalë me kontrate PPP.

Sipas të dhënave zyrtare fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit.

Teksa sëmundja ka përhapje të gjere përgjatë tranzicionit gjithashtu ka kosto të larta të trajtimit. Kjo sëmundje është e nëntrajtuar me fonde publike dhe shumë terapi të reja mjekimi inovative nuk janë përfshirë ende në listën e rimbursimit.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit, në Shqipëri humbin jetën nga kjo sëmundje 3500-3600persona në vit.

Studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se një e treta e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.

Bazuar në të dhënat e regjistrit kombëtar të kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore. Ato shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve (shkaku i dytë kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare). Çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona.

Rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjec. Tumoret me të shpeshta janë tumori i mushkërive me rreth 800 raste të reja dhe tumori i gjirit me rreth 700 raste në 2018. Prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qene ne rritje 3 gjate dekadave te fundit, kryesisht për arsye të rritjes së moshës mesatare të popullatës, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura më stilin e jetesës apo mjedisin. Kjo prirje është shprehur sidomos ne nivelin e përdorimit të shërbimeve shëndetësorë lidhur me sëmundjet tumorale./ Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *