• |
ide | kryesore

Pse asnjë procedim tek familja Martinaj për arsenalin e armëve? Shmanget Ulsi Manja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe në banesat e familjarëve të tij, ku u gjetën armë.

Manja u pyet se pse nuk ka asnjë të proceduar për municionet që u gjetën në banesat e familjes Martinaj.

Ulsi Manja tha se ministri përgjegjës për këtë është kolegu i tij Bledi Çuçi.

“Ti iu drejtove ish-prokurorit Ulsi Manja. Por në fakt unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje po merren institucionet ligjzbatuese dhe konkretisht policia dhe institucionet përgjegjëse. Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi”, tha Manja.

Lexo më tej: FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama? 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *