• |
ide | kryesore

Shtohet një barrikadë tjetër në veri të Mitrovicës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një barrikadë e re prej tre kamionësh është vendosur mëngjesin e sotëm tek udhëkryqi afër shkollës teknike, në veri të Mitrovicës. Rruga ku është vendosur barrikada është një prej akseve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut. Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht më 10 dhjetor në rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që nga 10 dhjetori grupe të ndryshme të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada në disa pika në pjesën veriore të Kosovës, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq. Ai u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Barrikadat në veri po vëzhgohen nga Policisa e Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *