• |
ide | kryesore

Tensionet në veri të Kosovës/ Meta gjen faj edhe tek Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur ditën e sotme për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia kryesore është e Beogradit.


“Kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të Kosovës janë këto banda që ushtrojnë atje një aktivitete të caktuar. Përgjegjësia është e Beogradit që u mban gjallë dhe i aktivizon sa herë kërkon të krijojë situata artificiale”, deklaroi Meta në RTSH.


Ai u shpreh se përgjegjës për politikën provokuese të Serbisë është edhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, cili ka mbështetur iniciativat e Beogradit duke i dhënë atij dominim në rajon. Ai shtoi se paqartësitë e Tiranës zyrtare nuk i kanë shërbyer forcimit të pozitës së Kosovës, por e kanë vendosur atë në trysni të panevojshme për t’u bërë pjesë e nismës ‘Ballkani i Hapur’.

“Nëse Beogradi ka vazhduar një politikë të vazhdueshme provokimi, përgjegjësi ka edhe kryeministri i Shqipërisë që ka qenë shoqërues i Vuçiç në iniciativat për t’i dhënë dominim Serbisë në rajon.

Shpesh paqartësitë e Tiranës zyrtare për disa çështje mendoj se nuk i kanë shërbyer as vetë forcimit të pozitës së Kosovës duke vendosur atë në trysni të panevojshme për ta përfshirë në Ballkanin e Hapur. Apo edhe raste të tjera për të ndihmuar Serbinë që të duket si vend konstruktiv dhe për të bërë që Kosova të duket sikur është kundër bisedimeve. Serbia i shfrytëzoi këto vite për të marrë sa më shumë lekë nga BE dhe për t’u larguar nga politika e BE”, tha ai.


11 Comments

  1. Llumi i patronazhisteve te mos rrije duarkryq, por te hidhet ne sulm, se per kete paguhen.

    Tirana zyrtare eshte afishuar si bashkepenembajtese e Open Ballkan dhe nuk eshte lekundur fare.
    Sulmet ndaj Haradinajt e Kurtit si kryeministra kane qene publike e vetem sepse guxuan te dalin kunder ndarjes se Kosoves se veriut.

    Ndersa pritet Vucic ne Tirane dhe shkon Rama ne Beograd, Shqiperia zyrtare mjaftohet me nje deklarate aty-ketu, ne nje kohe qe ndarja e Kosoves po behet fakt i kryer, madje me angazhim te Beogradit te vetem 1000 policeve, sikurse deklarojne vete.

    Nje tragjedi tjeter po luhet ne kurriz te shqiptareve dhe kush eshte i tille vertet nuk ka kohe te merret me sharje e fjalor rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.