• |
ide | kryesore

Video/ Julian Alvarez në telashe në Argjentinë për faj të së fejuarës: “I theu ëndërrat shumë fëmijëve”

-Instant, Sport, Video
Julian



Julian Alvarez, sulmuesi argjentinas i Manchester City, është kthyer në një idhull në Argjentinë. E kuptueshme, duke parë rolin e tij vendimtar në edicionin e fundit të Kupës së Botës në Katar. Julian ka bërë një turne fantastik, duke i marrë vendin Lautaro Martinez, fillimisht i preferur titullar. Sulmuesi megjithatë nuk po arrin të shijojë momentin, për shkak të partneres së tij. Emilia Ferrero, në fakt, ka përfunduar në një ciklon polemikash, pikërisht në këto orë.

Ndërsa Julian po shkonte për të festuar natën e Krishtlindjes me të afërmit e tij në Calchin, ai u ndalua nga një grup fëmijësh. Sigurisht ata mezi prisnin për t’i kërkuar autografe dhe selfie yllit të kombëtares. Ata që filmuan skenën ishin prindërit e fëmijëve. Pikërisht ata janë indinjuar nga reagimi i Emilia Ferrero. Partnerja e futbollistit, në një moment, i kthehet grupit dhe i thotë befas: “Djema, tani mjaft, fotoja e fundit dhe pastaj duhet të ikim”. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e përdoruesve për videon që u bë virale: “Lëri të vegjlit të bëjnë një foto me idhullin e tyre”. Emilia tashmë, në Argjentinë, është akuzuar se “shkatërroi ëndrravt e shumë fëmijëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *